Hapësire reklamuese

Politikë

“Kërkoi 2 milionë euro garanci për shkak të protestave”, ministri Blendi Gonxhja zbulon prapaskenat: Refuzuam koncertin e Jennifer Lopez

Shkruar nga Newsbomb
“Kërkoi 2 milionë euro garanci për shkak të
Jennifer Lopez dhe Blendi Gonxhja

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Kulturën, ministri Blendi Gonxhja ka zbuluar se Shqipëria ka refuzuar organizimin e një koncerti të këngëtares me famë botërore Jennifer Lopez në Tiranë.

Sipas Gonxhjes, artistja ka kërkuar një garanci prej 2 milionë eurosh për shkak të protestave që po zhvillohen në vend.

Ministri u shpreh se shteti shqiptar nuk mund ta ofronte një garanci të tillë, ndaj oferta u refuzua.

E kemi refuzuar për momentin, sepse kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë euro. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan JLo në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci, sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar”, tha Gonxhja gjatë mbledhjes së Komisionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese