Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama takim “kokë më kokë” me Mark Rutte, kryeministri shqiptar i shoqëruar nga dy ministrat e tij dhe Vlora Hyseni (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama takim “kokë më kokë” me Mark Rutte,
Kryeministri Rama me delegacionin e tij dhe Rutte

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e dytë dhe të fundit të Samitit të NATO-s 2026 me një takim kokë më kokë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte përpara nisjes së punimeve zyrtare të samitit.

Në takimin e zhvilluar në Ankara, Rama është shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi si edhe nga drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Takimi mes kryeministrit shqiptar dhe kreut të Aleancës u zhvillua në prag të sesioneve kryesore të samitit, ku në fokus janë sfidat e sigurisë euroatlantike dhe forcimi i mbrojtjes kolektive.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Dita e dytë e samitit nisi me ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes, ku Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe liderët e vendeve anëtare mbajtën deklaratat e tyre përpara nisjes së diskutimeve me dyer të mbyllura.

Edi Rama takim “kokë më kokë” me Mark Rutte,
Pamje nga takimi i Rames me Rutte

Në prononcimin e tij, Rutte vlerësoi se aleanca ka hyrë në një fazë të re, duke theksuar se rritja e investimeve në mbrojtje e ka bërë NATO-n "shumë më të fortë". Ai deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump ka ndihmuar në "barazimin" e shpenzimeve të mbrojtjes mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se kjo ka forcuar më tej aleancën.

Në qendër të diskutimeve mbetet edhe siguria në Arktik. Rutte theksoi se vendet aleate duhet të pengojnë zgjerimin e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në këtë rajon me rëndësi strategjike, ndërsa u shpreh se NATO ka një proces të konsoliduar sa i takon çështjes së Groenlandës.

Shefi i Aleancës nënvizoi gjithashtu se liderët pritet të riafirmojnë qëndrimin se Irani nuk duhet të zotërojë kurrë kapacitete bërthamore, ndërsa në axhendën e samitit përfshihet edhe garantimi i lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Edhe liderë të tjerë dhanë mesazhe përpara nisjes së punimeve. Presidenti i Polonisë deklaroi se vendi i tij synon ngritjen e një baze të përhershme për trupat amerikane, ndërsa kryeministrja e Danimarkës theksoi se aleatët janë të gatshëm të mbrojnë "çdo centimetër" të territorit të NATO-s, përfshirë edhe Groenlandën, në rast kërcënimi.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, nga ana tjetër shmangu kontaktin me mediat jashtë deklaratave zyrtare, duke mos pranuar t'u përgjigjej pyetjeve mbi marrëdhëniet e saj me presidentin amerikan Donald Trump.

Samiti i NATO-s në Ankara mbyll punimet këtë të mërkurë me sigurinë në Arktik, rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe sfidat që lidhen me programin bërthamor të Iranit mes temave kryesore të diskutimit.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese