Hapësire reklamuese

Politikë

Qeveria dha 4 miliardë lekë për biletat e koncertit, ish-zv.kryeministrja socialiste thirrje Kuvendit: Verifikoni nëse paratë e shqiptarëve po përdoren vërtet për "urgjencë"

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria dha 4 miliardë lekë për biletat e koncertit,
Ish-zëvendëskryeministrja socialiste Ermelinda Meksi

Ish-zëvendëskryeministrja socialiste Ermelinda Meksi, i drejtohet me një thirrje Kuvendit të Shqipërisë, si organi që ushtron kontrollin parlamentar dhe shqyrton/miraton aktet normative të Këshillit të Ministrave, që të verifikojë fondin prej 4 miliardë lekësh që Qeveria ka shpërndarë si mbështetje për koncertit e këngëtarit me famë botërore, Kanye West.

Sipas saj, qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse janë përmbushur kushtet e "nevojës" dhe "urgjencës" për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

"Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike dhe kushte të domosdoshme për ruajtjen e besimit të qytetarëve te institucionet", shkruan Ermelinda Meksi.

Ish-zëvendëskryeministrja thotë se është detyrim i Kuvendit të ushtrojë kontrollin e tij kushtetues dhe parlamentar mbi këtë vendimmarrje, sepse një shqyrtim i plotë, transparent dhe objektiv është thelbësor për të garantuar ligjshmërinë, mbrojtjen e interesit publik dhe forcimin e besimit të qytetarëve në administrimin e fondeve publike.

"Në një shtet të së drejtës, çdo përdorim i fondeve publike duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por edhe i arsyetuar, proporcional dhe në funksion të interesit publik. Vetëm një shqyrtim serioz, transparent dhe të bazuar në Kushtetutë dhe ligj  garanton se çdo vendimmarrje që prek fondet publike i shërben interesit të qytetarëve, forcon besimin te institucionet demokratike dhe mbron parimet e shtetit të së drejtës", përmbyll ajo.

Lexoni reagimin e plotë të ish-zëvendëskryeministres socialiste Ermelinda Meksi:

Transparenca dhe respektimi i Kushtetutës: detyrim ndaj qytetarëve

Nisur nga lajmet e publikuara në media dhe nga publikimi i aktit normativ lidhur me financimin e koncertit të artistit Kanye West me fondin rezervë të buxhetit të shtetit, konsideroj se është detyrim i Kuvendit të ushtrojë kontrollin e tij kushtetues dhe parlamentar mbi këtë vendimmarrje.

Qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse janë përmbushur kushtet e "nevojës" dhe "urgjencës" për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike dhe kushte të domosdoshme për ruajtjen e besimit të qytetarëve te institucionet.

Kuvendi, si organi që ushtron kontrollin parlamentar dhe shqyrton/miraton aktet normative të Këshillit të Ministrave, ka përgjegjësinë të verifikojë nëse, në këtë rast, janë respektuar kërkesat kushtetuese dhe ligjore për nxjerrjen e aktit normativ, si edhe kriteret që rregullojnë përdorimin e fondit rezervë të buxhetit të shtetit.

Publikimi i këtij akti e bën edhe më të domosdoshëm një sqarim institucional mbi bazën kushtetuese dhe ligjore të kësaj vendimmarrjeje, si dhe mbi arsyet që justifikojnë përdorimin e fondit rezervë.

Një shqyrtim i plotë, transparent dhe objektiv është thelbësor për të garantuar ligjshmërinë, mbrojtjen e interesit publik dhe forcimin e besimit të qytetarëve në administrimin e fondeve publike.

Në një shtet të së drejtës, çdo përdorim i fondeve publike duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por edhe i arsyetuar, proporcional dhe në funksion të interesit publik.

Vetëm një shqyrtim serioz, transparent dhe të bazuar në Kushtetutë dhe ligj  garanton se çdo vendimmarrje që prek fondet publike i shërben interesit të qytetarëve, forcon besimin te institucionet demokratike dhe mbron parimet e shtetit të së drejtës.

E.Meksi, 7 Korrik 2026

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese