Hapësire reklamuese

Politikë

Në krahun e djathtë të Erdoganit dhe para Macron, Rama merr protagonizëm në FOTON familjare të liderëve të NATO-s! Rutte i tregon Trump-it atletet e kryeministrit shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Në krahun e djathtë të Erdoganit dhe para Macron, Rama merr
Momenti kur Rutte i tregon Trumpit atletet e Ramës

Në kryeqytetin turk, Ankara, po mbahet dita e dytë e Samitit të NATO-s. Liderët e 32 vendeve anëtare, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, kanë realizuar edhe foton familjare në nisje të punimeve.

Protagonizëm në këtë foto ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili shfaqet në krahun e djathtë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe përpara presidentit francez, Emmanuel Macron.

Po ashtu, në rreshtin e parë ndodhen edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer.

Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen ishte kur Mark Rutte i tregoi me gisht Donald Trump-it atletet e Edi Ramës. Presidenti amerikan reagoi me habi ndaj veshjes së kryeministrit shqiptar.

Samiti i Ankarasë i vitit 2026 është samiti i 36-të i NATO-s, ku marrin pjesë krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Aleancës. Takimi zhvillohet më 7 dhe 8 korrik 2026.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese