Hapësire reklamuese

Politikë

"I dëgjoj shqetësimet e tyre", Edi Rama u flet gjermanëve për protestën në Tiranë: Mesazh i rëndësishëm për mua dhe qeverinë! Dikur në atë bulevard janë vrarë njerëz

Shkruar nga Newsbomb
"I dëgjoj shqetësimet e tyre", Edi Rama u flet
Kryeministri Edi Rama flet nga Düsseldorfi

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga forumi europian i inovacionit dhe sipërmarrjes, ku po merr pjesë si drejtues i qeverisë shqiptare, se ai i ka dëgjuar dhe i konsideron shqetësimet e protestuesve në Tiranë, të cilët prej më shumë se një muaji mblidhen nën zyrën e tij.

Nga Düsseldorfi, Edi Rama u tha të pranishmëve se po përpiqet me shumë kujdes të kuptojë mesazhin e tubimit qytetar, jo duke numëruar njerëzit që marrin pjesë në të, por duke dëgjuar shqetësimet e tyre.

Kryeministri bëri sërish fajtor algoritmin e rrjeteve sociale për masivizimin e protestës, ndërsa u kujtoi gjermanëve të pranishëm në forumin e inovacionit, se vite më parë kur ai protestonte në opozitë, në bulevard u vranë njerëz.

"Si kryeministër, e konsiderojë këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverinë time. Po përpiqem ta kuptoj këtë mesazh me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit në rrugë, por duke u përpjekur të dëgjojë shqetësimet e njerëzve.

Në të njëjtin bulevard ku protestojnë flamingot, kishim njerëz që u vranë, protestues që humbën jetët, jo shumë kohë më parë. Ajo që dua të them është se pas protestës, (së flamingove) u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq.

Miliona njerëz që nuk kishin vënë as këmbën në Shqipëri u ndikuan nga algoritmi, u shtrembërua realiteti përmes optimizimit. Algoritmi nuk ka nevojë që të shtypë përmes një policie sekrete, ai thjesht mbyt gjithçka tjetër përveç indinjatës", tha Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese