Hapësire reklamuese

Bota

OKB-ja në krizë financiare: SHBA-ja dhe Kina nuk kanë shlyer detyrimet, po presim donacionet për të mbijetuar

Shkruar nga Newsbomb
OKB-ja në krizë financiare: SHBA-ja dhe Kina nuk kanë shlyer
OKB

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se po operon me burime financiare shumë të kufizuara në muajin gusht dhe se po pret donacione për të mbijetuar edhe pas muajit shtator.

Në një deklaratë publike, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së, Chandramouli Ramanathan tha se në çdo rast ka shumë gjasa që ta mbyllin vitin me bilanc zero, që do të thotë se do të operohet gjatë të gjithë kohës me buxhet te reduktuar.

Edhe sa i përket buxhetit të zakonshëm, ne po operojmë me burime financiare shumë të kufizuara. Nuk kemi më likuiditet përtej muajve gusht dhe shtator. Paratë kanë mbaruar. Po presim donacione që të mund të mbijetojmë edhe pas shtatorit. Në çdo rast, ka shumë gjasa që ta mbyllim vitin me bilanc zero, çka do të thotë të mbijetojmë me shumë vështirësi dhe me një buxhet të reduktuar”, deklaroi Ramanathan gjatë një konference për shtyp.

Një nga arsyet kryesorë pse OKB-ja po përballet me këtë mungesë likuiditeti lidhet me pagesat e vonuara të Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, ku te dyja vendet janë kontribuuesit kryesorë ku së bashku mbulojnë 42% të buxhetit të përgjithshëm të OKB-së. Përkatësisht SHBA i detyrohet organizatës rreth 4.3 miliardë dollarë dhe të cilat 2 miliardë dollarë i përkasin buxhetit të zakonshëm, pra kontributeve të rregullta që çdo shtet anëtar paguan në përpjesëtim me madhësinë e ekonomisë së tij dhe mbi të cilat mbështetet funksionimi i strukturës së madhe të Kombeve të Bashkuara.

Nga ana tjetër edhe Kina duhet te paguajë 429 milion dollarë kontribute për buxhetin e zakonshëm, 870 milion dollarë për operacionet paqeruajtëse dhe 9 milion dollarë për gjykatat ndërkombëtare duke përllogaritur në total shumën prej 1.3 miliardë dollarësh.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka lajmëruar edhe më herët këtë pas një raportit të publikuar në muajin maj, ku kuptoi se do të përballej me një kolaps financiar.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese