Përplasje verbale ka pasur mes deputetëve ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku i pranishëm është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho, i cili ka bërë një pasqyrë të punës së institucionit që drejton lidhur me task-forcën e ngritur gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Kanë qenë demokratët ata që kanë kërkuar informacione lidhur me çështje specifike, ndërsa socialistët kanë kërkuar që t’i përmbahen rendit të ditës.
Një moment tensioni ka qenë kur deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka marrë fjalën dhe është penguar nga Ivi Kaso. Kjo ka bërë që Manja të shpërthejë ndaj tij, duke e quajtur “legen”. Ka qenë Damian Gjiknuri ai që është përpjekur të shuajë debatin dhe të qetësojë situatën.
Ulsi Manja: Tani, a ka mundësi procedura? A ka mundësi zoti Gjiknuri dhe Bylkbashi t'i referohen saktë rendit të ditës? Ndërsa do t'ju kërkoja t'i përmbahemi rendit të ditës. Ëmo, qepe gojën. Dër, dër. Oo, legen, mbylle gojën se të kam dëgjuar fort. Hej. A ka mundësi të kthehet mbledhja në normalitet, se vijnë këtu dhe bëjmë qyqen.
Gjiknuri: Ju lutem, zotërinj, se degradon biseda kështu. Oerd, me qetësi... Ulsi... Për krimet zgjedhore, çfarë shkoi mirë, çfarë nuk shkoi mirë. A doni ta kthejmë në një seancë produktive? Të mbajmë shënim, kjo është detyra. Rendi i ditës është përmirësime, praktika pune dhe çfarë do të nxjerrim ne në konkluzion si politikëbërës. Oerd, tani të lutem, ti e ke mendjen të vish me libra. Edhe ata kanë punuar, nuk do të dëgjojnë gjithë ditën deklaratat tona. Çfarë u bë me këtë çështje, çfarë u bë me atë çështje. Jam dakord t'i pyesësh çfarë nuk shkon me këtë punë, çfarë shkon.
View this post on Instagram
