Hapësire reklamuese

Politikë

Protestuesit i shënuan emrin në koshin e mbeturinave, Ardit Bido i quan antishqiptarë: Jam krenar, dhe Shqipërinë do e bëjmë ne jo ju me Muçra e Vangjel Dulra

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit i shënuan emrin në koshin e mbeturinave, Ardit Bido i
Foto ilustruese

Deputeti i PS-së Ardit Bido ka reaguar sërish në lidhje me protestën që u mbajt ditën e djeshme para Kuvendit, ku protestuesit shfaqen duke diskutuar me deputetin dhe kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Bido shkruan se protestuesit që kërcënojnë e dhunojnë shqiptarët dhe presin me lëvdata Vangjel Dulen e Red Muçin, janë tradhtarë.

Më tej ai shton se është krenarë dhe se Shqipërinë do e bëjnë me shqiptarët e thjeshtë dhe jo me dy deputetët opozitar.

Postimi i plotë:

Shqip e troç: këta antishqiptarët që kërcënojnë e dhunojnë shqiptarë dhe presin me lëvdata Vangjel Dulen e Red Muçin, dy persona që urrejnë çdo çështje kombëtare, nuk janë protestues, janë TRADHËTARË! Ndaj, jam krenar që kanë emrin tim në koshat e tyre, sepse në kosh të historisë do i hedhë historia me Dulra e Muçra bashkë! Shqipërinë do e bëjmë ne shqiptarët, dulen kryeministër ta mbajnë në ëndrrat e tyre shoviniste!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese