Hapësire reklamuese

Politikë

Vijojnë përplasjet Rama-Shpend Gashi, kryeministri poston VIDEON: Flamingot do marrin atë që kërkojnë, dështakëzemërakët e protestës do marrin atë që meritojnë sorrat...

Shkruar nga Newsbomb
Vijojnë përplasjet Rama-Shpend Gashi, kryeministri poston VIDEON:
Ilustrim: pamje nga protesta sot, Shpend Gashi, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të filmuar nga gazetari Shpend Gashi në llogarinë e tij në  rrjetin social “Facebook”.

Videos ku Gashi shprehej “Juve që na shkruani dhe na kapni nëpër rrugë ‘po duam dhunë, duam përshkallëzim’, ku jeni sot mo? Ku jeni sot që jemi gris me policinë neve? Apo ‘duam luftë teorikisht’”, Rama i ka shtuar edhe një pjesë tjetër ku ai thotë: “Jemi me Sali Berishën ne o budallenj”., si edhe e ka “paraqitur” atë si një flamingo ironikisht.

Teksa e krahë saj ka shkruar se: “Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht kjo, të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk… Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat…”

Kujtojmë se përplasjet mes kryeministrit dhe Shpend Gashit kanë qenë të shpeshta, dhe kjo nuk është hera e parë që Rama reagon për një veprim të tij, sidomos gjatë kohës së protestave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese