Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta interesohet nga burgu për valutën e euros, Blushi i jep detaje nga salla e gjyqit: Diku 95 nuk e di, opozita po proteston në shesh (BISEDA)

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta interesohet nga burgu për valutën e euros, Blushi i jep
Foto ilustruese

Do të zhvillohet ditën e sotme seanca e radhës për gjyqin në themel të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

I pranishëm në sallë, teksa presin që të startojë seanca gjyqësore, është parë dhe sekretari i Partisë Liria, Tedi Blushi i cili ka informuar Metën për situatën aktuale në Shqipëri.

Ka qenë ish-presidenti Ilir Meta ai që ka pyetur fillimisht se sa është aktualisht kursi i euros duke qenë se SPAK së fundmi goditi grupet kriminale dhe sekuestroi shuma marramendëse. Po ashtu Ilir Meta ëhstë interesuar të dijë dhe situatën e opozitës, për të cilën Blushi u shpreh se “po protestojmë në shesh”, sipas gazetares Anila Hoxha. 

Ndërkohë, ashtu siç raporti mëngjesin e kësaj të enjte newsbomb.al, Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimimin e ish-presidentit të Shqipërisë, duke e lënë prapa hekurave Ilir Metën.

Pjesë nga biseda:

Meta: Tedi, sa ka vajtur kursi i euros pas goditjes së këtyre qindra mijëra eurove?

Blushi i përgjigjet: Nuk e di, 95?

Meta: Po, se janë dhe remitancat. Po çfarë bëni ju të opozitës?

Blushi: Protestojmë në shesh.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi shprehet: Po Altin Dumani çfarë bëri, se ato 150 milionë euro që u kapën tani, aty ishin?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese