Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është përfshirë në një “debat” me një prej komentuesve në rrjetet sociale, në një nga postimet e tij të fundit.
Gjithçka nisi pas një komenti të një qytetari i cili i kujtoi Lapajt qëndresën e tij para zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe vendosjen e tij për të rrëzuar kreun e qeverisë. Duke i kujtuar Lapajt se janë votuesit ata të cilët vendosin për “fatin” e Ramës, ai ia përmendi dhe pjesëmarrjen e kreut të “Shqipëria Bëhet” në zgjedhje si dhe rezultatin që pati.
“Ik morë legen se ti qëndronte 3 muaj e nuk ta vari asnjë dhe del tani ti kërkon shkarkimin e Edi Ramës, vetëm populli me votë e shkarkon o Tiku, kurse ti e pe sa të votuan”, shkruan komentuesi, ndërkohë që përgjigjja e Lapajt nuk ka votuar dhe ia bëri të qartë se nuk ishte tërhequr nga përballja me kundërshtarët politikë dhe se ka vijuar të përballet me ta në mënyrë demokratike. Ai theksoi se forca e tij politike ka marrë mbi 80 mijë vota në zgjedhje, duke e cilësuar këtë rezultat si një arritje të rëndësishme për një lëvizje që e konsideron veten antisistem.
“Legen je ti. Unë jam ai që nuk i jam ndarë barbarëve duke u përballur me ta me çdo formë demokratike. Sa i takon sa mora, të bëj me dije se morëm 80 600 vota. Morëm më shumë se kushdo forcë antissitem në 35 vite”, shkruan Lapaj.
