Grupi Nismëtar i Protestës Kombëtare, në ditën e 34-t të protestës, ka vendosur të nisë procesin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.
Lajmi është bërë publik përmes postimeve në Facebook nga Klajdi Bello dhe Armir Shkurti, të cilët bëjnë me dije se Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës ka zhvilluar një mbledhje gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit, në përfundim të mbledhjes janë miratuar në mënyrë unanime platforma dhe kriteret e anëtarësimit. Ata shprehen se hartimi i këtij procesi ka kërkuar 34 ditë për shkak të vështirësive dhe, sipas tyre, të "shkopinjve nën rrota".
Organizatorët bëjnë me dije se emrat e kontribuuesve nuk janë bërë publikë për t'i mbrojtur nga, siç pretendojnë ata, "raprezaljet".
Në mbledhjen e sotme kanë marrë pjesë, mes të tjerëve, ambientalisti Sazan Guri, anëtari i PSD-së në Elbasan, Erion Murataj, gazetari Ferdinand Dervishi, si dhe përfaqësues të tjerë të grupit nismëtar.
Postimi i plotë:
Vëllezër e motra, dëshirojmë t'ju informojmë se pas një takimi i cili zgjati 5 orë të plota, Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës, miratoi në unanimitet platfomën dhe kriteret e anëtarësimit.
Na u nevojiten 34 ditë për të arritur në këtë pikë, ku kemi pasur pafund shkopinj nën rrota, por Zoti është më i madh dhe është me ne!
Mirënjohje pafund për kontribuesit (emrat nuk i themi sot për ti mbrojtur nga raprezaljet, por të mirën s'ua harrojmë).
Kuvendi, me hir a me pahir do të mblidhet!
Protestuesit kanë nevojë për përfaqësim dhe ne jemi aty për këtë. Kjo gjë nuk diskutohet!
Siç është e pa diskutueshme kërkesa dhe vullneti i Sovranit për dorëheqjen e Edi Ramës!
Po çfarë është Kuvendi Kombëtar?
Më herët është njoftuar se Kuvendi Kombëtar Qytetar do të ketë edhe detyrën e krijimit të një qeverie teknike tranzitore. Sipas tyre, kjo qeveri do të duhet të zëvendësojë qeverinë e kryeministrit Rama pas dorëheqjes së tij.
Tre institucionet kryesore të këtij Kuvendi, janë:
1-Kuvendi Kombëtar Qytetar
2-Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar
3-Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar.
Kuvendi propozohet që të ketë 150 anëtarë në përbërjen e tij të rregullt dhe deri në 300 anëtarë në përbërjen e zgjeruar, ku do të përfshihen edhe përfaqësues nga diaspora. Sipas projektit, ky organ do të ketë kompetencë të propozojë emrat e qeverisë teknike tranzitore dhe të koordinojë veprimet e protestëas.
Propozimi përfshin gjithashtu një sërë kriteresh për anëtarësimin në Kuvend, rregulla për funksionimin e tij dhe objektiva që lidhen me ndryshimin e sistemit politik dhe forcimin e rolit të qytetarëve në vendimmarrje.