Sali Berisha ka vendosur të bëjë një ristrukturim thelbësor në kryesinë e Partisë Demokratike, duke mos rikandiduar më shumë se gjysmën e anëtarëve të zgjedhur gjatë katër viteve të fundit.
Nga 17 anëtarët e zgjedhur më parë, Sali Berisha ka vendosur të mos rikandidojë më shumë se gjysmën, duke i dhënë një tjetër drejtim strukturës drejtuese.
Nëntë emra, të cilët ishin ndër mbështetësit e hershëm të Foltores dhe Rithemelimit, nuk do të jenë më pjesë e kryesisë së dalë nga Këshilli Kombëtar.
Mes tyre spikasin ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe deputetët Bardh Spahia, Eno Bozdo dhe Ina Zhupa.
Anëtarët e kryesisë që mbetën jashtë:
Aldo Bumçi
Bardh Spahia
Eno Bozdo
Fatbardha Kadiu
Florion Mima
Ina Zhupa
Jozefina Topalli
Sorina Koti
