Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk kalova me shpejtësi te protestuesit”, reagon ministri Blendi Gonxhja: Fake News! Audi s’është i imi

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk kalova me shpejtësi te protestuesit”, reagon ministri
Ministri Blendi Gonxhja

Blendi Gonxhja ka reaguar me shpejtësi në kanalet e tij zyrtare të komunikimit, për lajmin që u raportua, ku një automjet tip Volvo kaloi me shpejtësi pranë protestuesve. Këta të fundit ishin rreshtuar përpara parlamentit duke e zhvendosur protestën e tyre para ligjvënësve të zgjedhur nga populli në 11 maj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve e ka cilësuar si “Fake News” këtë raportim, duke bërë me dije se automjeti i tij nuk ka rrezikuar asnjë protestues. Përkundrazi, ai e thekson se ka një montazh me një makinë tjetër tip “Audi”, por që nuk është në pronësi të tij dhe as të ministrisë. Në facebook-un e vet, Gonxhja shkruante:

"FAKE NEWS! Mjeti i MTKS, Volvo, i pari që ecën në video, as rrezikon kërrkënd, as manovron me shpejtësi mes kordonit policor.

Montazhi me një mjet të dytë (Audi) dhe çdo portal që e komenton sikur jam unë, keqinformon publikun”.

“Nuk kalova me shpejtësi te protestuesit”, reagon ministri
Postimi i ministrit

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese