Hapësire reklamuese

Politikë

Çudira në Vlorë, sekretarja e Këshillit Bashkiak i lutet këshilltares që të votojë pro makinave që do lëvizin turistët në qytet: Aman, bëje për mua (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Çudira në Vlorë, sekretarja e Këshillit Bashkiak i lutet
LEonela Dautaj

Një situatë e pazakontë është regjistruar së fundmi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës, ku është diskutuar një nga pikat e rendit të ditës që lidhej me ndryshimet buxhetore të propozuara nga administrata vendore.

Gjatë procesit të votimit, sekretarja e Këshillit Bashkiak, Leonela Dautaj i është drejtuar këshilltares Liljana Breshani duke i kërkuar mbështetje me votë për miratimin e projektvendimit. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale nga Disidentët dëgjohet teksa Dautaj i është “lutur” Breshanit që të votoojë pro dhe ta ngrejë kartonin jeshil për “hatër të saj”.

Por, pavarësisht lutjeve të saj këshilltarja Breshani nuk ka votuar pro ndryshimeve buxhetore, duke bërë që të mos sigurohet kuroumi i nevojshëm prej 26 votash për miratimin e këtyre ndryshimeve.

Ndryshimet buxhetore në fjalë përfshinin ndër të tjera edhe një projekt të prezantuar nga administrata lokale për blerjen e automjeteve turistike tip “buggy”, me një vlerë të parashikuar rreth 40 mijë euro. Këto mjete, të hapura dhe të përdorura zakonisht në zona turistike, synonin të shërbenin për transportin e vizitorëve.

Si pasojë e mungesës së votave të nevojshme, projektvendimi nuk u miratua, ndërsa mbledhja u mbyll pa kalimin e kësaj pike të rendit të ditës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese