Hapësire reklamuese

Politikë

PD dhe PL vijojnë bojkotin, Konferenca e Kryetarëve miraton shtyrjen e reformës zgjedhore me votat e socialistëve

Shkruar nga Newsbomb
PD dhe PL vijojnë bojkotin, Konferenca e Kryetarëve miraton shtyrjen e
Foto arkive nga Konferenca e Kryetareve

Duke qenë se Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, vijojnë bojkotin, Konferenca e Kryetarëve ka kaluar në seancë vetëm votat e Partisë Socialiste për shtyrjen e reformës zgjedhore deri në nëntor.

Kërkesa e cila u nënshkrua nga të dy bashkëkryetarët e Komisionit Damian Gjiknuri i PS dhe Oerd Bylykbashi i PD, argumenton se shtyrja e afatit të punës të Komisionit ka për qëllim t’u japë më shumë kohë dhe mundësi palëve politke për të dakordësuar zgjidhje politike, që t’i paraprijnë procesit të hartimit teknik të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Ndër pikat kyçe që kërkojnë zgjidhje përmes refprmës zgjedhore përfshihen votimi elektronik në shkallë vendi, ndryshimi i mundshëm i sistemit zgjedhor, kalimi nga proporcional rajonal në proporcional kombëtar me lista të hapura, dhe vota e diasporës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese