Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Taulant Balla 35-vjetorin e PS-së në Rrogozhinë: Shqipëria më afër se kurrë Bashkimit Evropian

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla 35-vjetorin e PS-së në Rrogozhinë: Shqipëria
Taulant Balla

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, në aktivitetin e organizuar në kuadër të 35-vjetorit të PS-së në Rrogozhinë foli për rrugëtimin e kësaj partie që prej zgjedhjeve të 12 qershorit 1990 deri te sfidat për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Rrogozhina bashkë me njësitë e veta përbërëse kanë qenë prej 12 qershorit 1991 zona zgjedhore në të cilat ne kemi marrë historikisht mbështetjen”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se Partia Socialiste është në një fazë historike për sa i takon drejtimit të vendit dhe se vendi ynë është shumë pranë realizimit të një prej qëllimeve më të rëndësishme strategjike, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë 35-vjetor, Partia Socialiste e Shqipërisë gjendet në një moment historik të drejtimit të vendit. Kemi arritur ta çojmë Shqipërinë shumë pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe besoj se nuk kemi qenë kurrë më afër se sot. Javët, muajt dhe dy vitet në vijim do të jenë shumë vendimtare për ta përmbyllur këtë proces”, u shpreh Balla.

Taulant Balla kujtoi se në 35 vite janë fituar 15 nga 20 beteja elektorale, duke ia atribuuar meritën kryesore anëtarëve të thjeshtë të partisë.

Kemi fituar 15 nga 20 betejat elektorale në 35 vjet. Me Edi Ramën kemi fituar 9 nga 10 betejat elektorale. Meritën kryesore e kanë anëtarët e thjeshtë të partisë. Mos ta harrojmë asnjëherë: meritën kryesore e ka grushti dhe trëndafili”, u shpreh Balla.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese