Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i ka dalë në krah ish-deputetit dhe shkrimtarit Ben Blushi, i cili shpërtheu ndaj atyre që e kanë sharë dhe ofenduar për shkak të qëndrimit të tij në lidhje me protestën e Zvërnecit.
Spaho shkruan se kritikët pro protestuesve nuk “kanë as nder, as dinjitet, as turp, as familje”, pasi sipas tij i përkasin së majtës ekstreme dhe janë armiqtë më të mëdhenj të dijes.
“Per ta ka vetem nje bote, bota e tyre. Po nuk mendove dhe veprove si ata, ne perputhje me nenin 55 per agjitacion e propogande, duhesh damkosur, poshteruar, diskredituar nese nuk te jepet mundesia per ta internuar dhe pushkatuar”, thekson ai në postimin e tij.
Më tej, ish-deputeti nënvizon në postimin e tij se të gjithë ata që dalin kundër po sulmohen dhe diskreditohen në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Nuk kane as nder, as dinjitet, as turp, as familje sepse e majta ekstreme mjet beteje dhe ekzistence ka te jetuarin ne bashkesi dhe pushken. Argumenti, llogjika, libri dhe cdo forme e dijes jane armiqte me te medhenj te tyre.
Ne mungese te pushkes perdorin sharjet, denigrimin, poshterimin, ofendimet, TQR dhe gjithe arsenalin e vulgut, haxhiqamilisteve, rrugaceve, anonimeve, injoranteve, fondamentalisteve, shpifesve, dhe pjeses me te ulet te shoqerise sone qe fshihet ne llogoret e FB.
Per ta ka vetem nje bote, bota e tyre. Po nuk mendove dhe veprove si ata, ne perputhje me nenin 55 per agjitacion e propogande, duhesh damkosur, poshteruar, diskredituar nese nuk te jepet mundesia per ta internuar dhe pushkatuar.
Ky takem do na sjelle Shqiperine e Re!
Si ne vitin 1945!
Shqiperia e Shqiptareve, Vdekje Tradhetareve!
TQR!

