Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Flamuri kuqezi, simbol i revoltës së rinisë kundër sistemit”, gazetari Litaj: Janë kundër sistemit dhe të përjashtuar

Shkruar nga Newsbomb
“Flamuri kuqezi, simbol i revoltës së rinisë kundër
Lavdrim Lita

Gazetari Lavdrim Lita, u ftuar në emisionin "Now" në Euronews Albania, foli mbi protestën duke theksuar se e sheh flamurin si simbolin më të bukur dhe më përbashkues të protestave në Shqipëri. Ndryshe nga vendet e tjera të Evropës, ku protestat shpesh mbahen nën slogane të grupeve të caktuara (studentë, ambientalistë, etj.), në Shqipëri flamuri kuqezi është i pranishëm, duke treguar dashurinë për vendin dhe kundërshtimin ndaj ndarjes së tij sipas interesave politike.

Gjëja më e bukur në protestë është flamuri kombëtar, flamuri kuqezi. Është një gjë shumë përbashkuese që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të Evropës, ku bëhen protesta politike nga studentët dhe ambientalistët. Shqiptarët dalin me flamurin kombëtar, që do të thotë se e duan këtë vend dhe janë kundër atyre që e kanë ndarë Shqipërinë sipas qejfit."- u shpreh gazetari.

Litaj përmend se shumë të rinj nuk ia dalin të përballojnë jetesën me pagat e ulëta (1–2 milion lekë të vjetra në muaj) dhe ndihen të përjashtuar nga suksesi. Kjo i shtyn ata të dalin në protestë kundër sistemit politik. Ai thotë se të rinjtë janë kundër sistemit të ngritur nga dy partitë kryesore, PS e udhëhequr nga Edi Rama dhe PD e lidhur me Sali Berishën. Protestuesit kërkojnë largimin e tyre dhe madje i shohin si përgjegjës që duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

"Shumë nga këta të rinj nuk ia dalin deri në fund të muajit, marrin nga 1 mln apo 2 mln lekë rroge dhe prape nuk ia dalin dhe janë të përjashtuar nga suksesi. Janë kundër sistemit që kanë ngritur dy partitë e mëdha, Edi Rama dhe Sali Berisha, dhe kërkojnë largimin e tyre, madje iu tregojnë edhe burgun." -tha Lavdrim Litaj

Ai gjithashtu theksoi se Litaj nënvizon se të rinjtë nuk e gjejnë veten në Shqipëri, ndihen të lënë jashtë mundësive dhe duan ndryshim të sistemit politik.

"Ndihen të përjashtuar, nuk e gjejnë veten këtu. Politika nuk i lë dhe këta duan ndryshim të sistemit. Protesta të tilla me kaq intensitet, Shqipëria nuk ka parë. Partitë politike janë të dënuara të ndryshojnë.”- tha Litaj.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese