Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Kristina është greke", deputeti socialist sulmon drejtoreshën e BIRN, i kthehet gazetarja e njohur: Kemi mbaruar shkollën për Gazetari dhe ishim shokë klase, por ti po dezinformon (REPLIKAT)

Shkruar nga Newsbomb
"Kristina është greke", deputeti socialist sulmon
Ilustrim: Ardit Bido dhe Ola Xama

Protestat qytetare që nisën për Zvërnecin kanë nxitur polemika e replika të shumta në rrjetet sociale mes politikanëve, aktivistëve dhe njerëzve të njohur të medias dhe ekranit, për shkak të qëndrimeve pro dhe kundër. I tillë është dhe ai mes deputetit Ardit Bido dhe gazetares së njohur Ola Xama.

Replikat janë nxitur nga një shënim linçues i deputetit socialist ndaj Kristina Vokos, drejtoresha ekzekutive e BIRN Albania, të cilën Ardit Bido e quan greke dhe thotë se ajo është promotorja kryesore e sulmit ndaj projektit të Zvërnecit.

"BIRN, që “mbron gazetarinë”, hallin nuk e ka te 1000 hallet e gazetarëve, por te ëndrrat e Kristinës për të pasur gjuhët e pakicave, veçanërisht të asaj më të madhe (greqishten) kudo e ngado! Sa keni këta në krah, më keni KUNDËR", shkruan deputeti.

Reagimin e tij e ka komentuar menjëherë gazetarja Ola Xama, e cila i shkruan se duke qenë se të dy kanë qenë studentë të një brezi në Gazetari dhe shokë klase, për më tepër, ai është duke shpërndarë dezinformatë.

"E degjova videon dhe nuk po flet askush per dhenien e informacionit ne gjuhen greke, por te minoriteteve. Doja te thoja dicka dhe per Birn: per ne gazetaret eshte nder qe i kemi, sepse artikujt qe na kane censuaruar mediat e kapura te pushtetit kemi patur nje vend per t’i botuar, duke na ofruar mbeshtetje ne mentorship, infrastrukture etj.

Kristinen e njoh personalisht dhe nuk ia njoh origjinen, por eshte nje zonje e nderuar qe kudo ku ka mundesi flet dhe advokon per te drejtat e gazetareve. E ndjeva detyrim ta shkruaja kete, se nuk prisja se mund te arrije deri ketu duke bere lincim publik", shkruan gazetarja.

Deputeti dhe ish-pedagogu i Gazetarisë, Ardit Bido replikon sërish dhe thotë se agjencia BIRN Albania ka shpërndarë në të paktën dy raste, dezinformata për të.

"Ola Xama, e para e ke te statusi më poshtë dy deformime të BIRN ndaj meje, që si ish gazetar e ish pedagog gazetarie e them me bindjen e plotë profesionale që janë të qëllimshme e të papranueshme. E dyta, për minoritetet flet dhe ti e di shumë mirë cili është minoriteti më i madh në vend. Mos u fshih pas gishtit. E treta, si njohëse e fushës, ti e di po ashtu shumë mirë që ska asnjë detyrim kombëtar a ndërkombëtar për televizionet kombëtare private", vijon Ardit Bido.

"Kristina është greke", deputeti socialist sulmon
Replikat mes Ola Xames dhe Ardit Bidos

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese