Një aksident tragjik i ka prerë jetën në lule të rinisë vajzës 24-vjeçare të doktorit Petrit Raka.
24-vjeçarja, Rea Raka humbi jetën si pasojë e vetaksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Pejë-Prishtinë.
Makina në të cilën ndodhej Rea, u përplas me anësoret pranë rrugës në fshatin Komoran, Drenas, çka i mori asaj jetën.
Mediat vendase shkruajnë se Rea ishte vajza e doktorit të Qendrës Stomatologjike Klinike të Kosovës (QSKUK), Petrit Raka njëherazi dhe mbesa e Dr. prof. Adil Rakës.
Sipas Policisë së Kosovës mësohet se aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, kur Rea po kthehej në vendlindjen e saj nga Aeroporti i Tiranës.
Po ashtu tre persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtën makinë me Rean, pësuan lëndime trupore, por fatmirësisht thuhet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën”, njoftoi sot Policia.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.
