Një ngjarje tragjike u regjistrua gjatë orëve të mëngjesit këtë të dielë në në Maqedoninë e Veriut, ku 59 të rinj humbën jetën dhe mbi 155 mbetën të lënduar si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një lokal nate ku ndodheshin mbi 1500 persona duke festuar.
Sipas raportimeve, viktimat janë të moshave 15-25 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në klubin e natës “Koçani Pulse”
Ngjarja e rëndë ka tronditur jo vetëm Maqedonin e Veriut, por edhe rajonin. Ndërsa zemrat e qindra prindërve jaën thyer, liderë nga rajoni dhe shumë figura publike kanë shprehur ngushëllime familjarëve dhe gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë RMV.
Nuk ka ende një njeoftim zyrtar se cili ka qenë shkaku i shpërthimit të flakëve fatale, por dyshohet se zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë performancës nga bendi maqedonas DNA.
Burime bëjnë me dije se janë arrestuar disa persona që dyshohet të jenë përgjegjës për këtë tragjedi në Maqedoninë e Veriut.









