Pamje nga Clubi në Maqedoninë e Veriut
Të tjera detaje janë zbardhur nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën 51 të rinj dhe u plagosën qindra të tjerë si pasojë e një zjarri që përfshiu Club-in e natës ku ata po festonin.
Mjekët në spitalin e Maqedonisë së Veriut raportojnë se viktimat janë të moshës 14-25 vjeç. Një tjetër detaj që është zbuluar është mbarimi i licencës së club-it më 24 Mars.
Mësohet se Policia ka arrestuar pronarin aktual të lokalit të natës. 70 pacientë me djegie dhe helmime nga monoksidi i karbonit janë transportuar në spital, ndërkohë që disa prej tyre kanë ndërruar jetë gjatë rrugës.
Sondazh
Poll



