Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“380 të dënuar lirohen menjëherë!” Toni Gogu për projektligjin për amnistinë: Asnjë çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion nuk përfiton

Shkruar nga Newsbomb
“380 të dënuar lirohen menjëherë!” Toni Gogu
Foto ilustruese

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka prezantuar gjatë ditës së sotme në Komisionin e Ligjeve, projektligjin për amnistinë penale.

Ku që në hyrje të fjalës së tij, ai ka dhënë numrat e personave që përfitojnë prej kësaj amnistie, teska është shprehur se 380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm, kurse 900 të tjerë ulje dënimi. Dhe sqaroi se prej tyre nuk ka asnjë që është di dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar.

“Pa u zgjatur dua ta nis me 3 numra. 380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm nga ky projektligj që ne kemi sjellë. 900 persona përfitojnë ulje të dënimit. 0 persona, zero të dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion, përfitojnë nga kjo amnisti. I përmenda këto tre numra se përmbledhin filozofinë e këtij projektligji që prezantova sot para jush”, tha ndër të tjera Gogu.

Kujtojmë se ligji synon të përfshijë të gjithë personat që janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për dënime deri në tre vjet burg për burrat dhe deri në katër vjet për gratë, përfshirë edhe ato forma alternative të dënimit si gjoba ose shërbimi në komunitet.

Për personat që ende kanë pjesë të dënimit për të vuajtur, drafti parashikon përjashtim nga vuajtja e burgut nëse u mbeten deri në tre vjet burrave dhe deri në katër vjet grave. Përveç kësaj, amnistia do të përfshijë të moshuarit, duke nisur nga 60 vjeç për burrat dhe 50 vjeç për gratë, si dhe personat që ishin të mitur kur kryen veprën penale.

Pjesë nga fjala e Toni Gogut: “Ky projektligj nuk toleron krimin, por dallon qartazi me saktësi juridike, se personi që vijon të përbëjë  rrezik dhe duhej të vijojë vuajtjen e dënimit dhe atij personi që shteti vlerëson se është përmbushur qëllimi i dënimit dhe nevojitet të rikthehet në shoqëri. Ky ligj nuk shuan asnjë të drejtë civile të viktimës. Pra amnistia prek marrëdhënien mes shteti dhe autorit të veprës. E drejta e viktimës për dëmshpërblim mbete e plotë de e pacenuar.

Amnistia nga vuajta e dënimit, ata amnistohen si pas kritereve:

Të gjithë burrat që janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak se 3 vite, lirohen menjëherë

Të gjitha gratë që janë dënuar deri në 4 vite ose u ka mbetur më pak, lirohen menjëherë

Të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë

Të miturit, 18 vjeç e poshtë në momentin e kryerjes së krimit, lirohen menjëherë

Kriteri 2 ka të bëjë me uljen e dënimit

Të gjithë e dënuarit marrin1 vit ulje ndërkohë që gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë

Amnistia nga ndjeja penale

Pushon procedimi për veprat që dënohen deri në 3 vite me përjashtimet e përcaktuara
asnjë nga përftuesit nuk duhet të kenë kryer vepra të rënda. Përjashtohen të gjithë vrasjet në rrethana cilësuese, krimet seksuale, trafikimi, terrorizmi, korrupsion dhe krimi i organizuar, veprat zgjedhore, pastrimi i parave dhe çdo gjë, çdo subjekt që është nën judiksionin e SPAK dhe GJKKO.

Në sistemin penitenciar është 5292 vende, janë akomoduar 4769 persona. Pas amnistisë do të kemi një ulje prej 10% të popullatës të sistemit penitenciar. Nuk është ky efekt qëllimi kryesor i ligjit, por është një pasojë e dëshiruar se na jep mundësinë që kur të na zvogëlohet momenti i të dënuarve, të rrite cilësia e trajtimit për të tjerët”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese