Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Agjentët e Tiranës nisen me urgjencë drejt Shëngjergjit, salla operative njoftohet për një person të vrarë (Telefonata që alarmoi Policinë)

Shkruar nga Newsbomb
Agjentët e Tiranës nisen me urgjencë drejt Shëngjergjit,
Foto ilustruese nga nje operacion policor ne Tirane

Efektivë të Policisë së Tiranës janë nisur me urgjencë drejt fshatit Shëngjergj në periferi të kryeqytetit, pas një telefonate anonime në sallën operative, ku njoftohej për një person të ekzekutuar me armë zjarri.

Menjëherë, shërbimet janë vënë në gatishmëri dhe kanë shkuar në fshatin pranë Dajtit, ku kanë nisur kontrollet për gjetjen e viktimës, sipas udhëzimeve të dhëna me telefon nga qytetari.

Mirëpo, nga kontrolli i territorit, nuk është zbuluar asnjë gjurmë dhe për më tepër as personi që është pretenduar se është ekzekutuar me plumb në kokë. Sipas telefonuesit, ai e kishte parë vetë viktimën.

Në këto kushte, Policia e Tiranës ka ngritur dyshime se e gjitha ka qenë një telefonatë e rreme dhe janë bërë verifikimet përkatëse për zbuluar identitetin e qytetarit që njoftoi sallën operative dhe alarmoi shërbimet.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije, por nga shërbimet e kryeqytetit bëjnë me dije se personi është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Shtetit, ku po jep më tepër deklarime për denoncimin që ka bërë. Deri tani, gjasat janë që alarmi ka qenë fals.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese