Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të mërkurë rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. V., 20 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi L. G., 48 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
