reparti i zjarrfikësve Lushnje
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës ku reparti i zjarrfikësve është përfshirë nga flakët duke vënë në alarm banorët.
Ironia qëndron në faktin se ata që supozohet të jenë në vijën e parë për shuarjen e zjarreve u gjendën vetë viktima të një emergjence të tillë.
Kujtojmë se më herët mediat kanë raportuar për gjendjen e degraduar të godinës së repartit, mungesën e mjeteve funksionale dhe automjetet e vjetruara që prej kohësh kanë vënë në pikëpyetje gatishmërinë e strukturës për të përballuar situata emergjente.
Sondazh
Poll
