Ish-oficeri i Policisë Irakli Koçiaj është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë pas disa javësh në kërkim. Ai ishte shpallur i kërkuar që prej 25 majit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës.
Koçiaj ka qenë oficer i krimeve në zonën e Ksamilit dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Hetimi lidhet me dyshime për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Pas vetëdorëzimit, pritet që ai të dalë para Gjykatës në ditët e ardhshme për t’u njohur me masën e sigurisë.
Prokuroria e Sarandës ka arrestuar më herët tetë ish-efektivë të policisë të dyshuar për të njëjtën skemë. Dy prej tyre, mes tyre ish-Shefi i Komisariatit, ndodhen në burg me masë sigurie 30 ditë. Pesë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie dhe pritet rivlerësimi i masës.
