Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Berisha i besoi një vend në Partinë Demokratike, Stresi i bashkohet protestës së qytetarëve: Unë jam Arkimedi, sot nuk kam lidhje me politikën (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Berisha i besoi një vend në Partinë Demokratike, Stresi i
Sali Lushaj e Stresi në protestë

Ashtu siç e paralajmëroi në videon e publikuar paraditen e sotme, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, i është bashkuar protestës së sotme para Kryeministrisë.

Në pamjet e siguruara nga mediat, Arkimed Lushaj së bashku me babanë e tij, ish-truprojë e Sali Berishës, shikohet i pranishëm në protestë.

“Kam 13 vite që dal në protesta e kam ngritur zërin për shqetësimet e qytetarëve. Unë kam dal kudo për protesta, për bindjet e mia. Sot nuk ka parti politike që hyn në mes, unë jam Arkimedi. Sot do të dalim të gjithë bashkë në protestën kombëtare, jemi me popullin që është sot fuqia më e madhe. Sot të gjithë në orën 6” u shpreh Stresi në videon e publikuar ditën e sotme në Instagramin e tij.

Kujtojmë se në garën e zhvilluar më 30 maj, Stresi arriti të siguronte një vend në Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ndërsa sot, Stresi është parë i pranishëm në tubimin ku kërkohet ndryshimi i klasës politike që kanë qeverisur vendin prej vitesh, përfshirë këtu dhe Sali Berishën.

Reagimi i Stresit: 

Photo Credits: Vip Magazine 

Berisha i besoi një vend në Partinë Demokratike, Stresi i
Stresi në protestë
Berisha i besoi një vend në Partinë Demokratike, Stresi i
Babai i Stresit, Sali Lushaj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese