Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Marshim nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit përshkojnë disa prej akseve kryesore (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Marshim nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit
Foto nga protestuesit

Pas dy orësh qëndrimi para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e tyre protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Marshimi filloi nga Bulevardi, duke vijuar më pas pranë Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës. Më tej, protestuesit kaluan pranë Torre Drinit dhe vazhduan drejt zonës së Nëntë-Katësheve dhe Hotel Tiranës.

Gjatë itinerarit, ata ecën mes trafikut ndërsa shumë drejtues mjetesh i përshëndetën në shenjë solidarizimi duke u rënë borive.

Më pas, marshimi vijoi në aksin Rruga e Kavajës-Myslym Shyri, e në zonën e 21 Dhjetorit dhe Komunës së Parisit. Protestuesit vazhduan drejt Sheshit Ëilson dhe zonës së Librit Universitar.

Në përfundim të marshimit, ata u drejtuan pranë Presidencës dhe më pas u rikthyen sërish para Kryeministrisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese