Foto e proteste
Edhe në ditën e 11-të të protestës që po zhvillohet në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, media ndërkombëtare Reuters po e transmeton ngjarjen drejtpërdrejt.
Kjo nuk është hera e parë që Reuters i kushton vëmendje kësaj proteste. Edhe në ditët e mëparshme, ajo ka transmetuar zhvillimet live, ndërsa edhe media të tjera ndërkombëtare i kanë bërë jehonë situatës në Shqipëri.
Këtë të mërkurë, mijëra qytetarë janë mbledhur në kryeqytet, duke mbushur Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në marshimin drejt Kryeministrisë.
Qytetarët, të pajisur me pankarta në duar kanë nisur protestën, ndërsa si çdo ditë të pranishme janë edhe nëna me fëmijët e tyre.
Sondazh
Poll
