Hapësire reklamuese

Aktualitet

Piktorja e lindur, vajza e Blendi Klosit feston sot ditëlindjen, socialisti e uron me fjalë zemre përmes fotos së veçantë

Shkruar nga Newsbomb
Piktorja e lindur, vajza e Blendi Klosit feston sot ditëlindjen, socialisti
Foto ilustruese: Ambla e Blendi Klosi

Ambla Klosi, vajza e politikanit të lartë socialist Blendi Klosi, mbush sot 14-vjeç.

Në këtë ditë të veçantë, piktorja e vogël ka marrë një dedikim me fjalë zemre nga babai i saj, i cili i uron asaj një jetë mes ngjyrave plot frymëzim, pasion dhe dashuri.

“Gëzuar 14-vjetorin, Ambla! Udhëtimi yt mes ngjyrave qoftë gjithmonë plot frymëzim, pasion dhe dashuri bija ime. Të DUA drita ime” shkruan Blendi Klosi përbri fotos së postuar në Facebook-un e tij.

Socialisti zgjodhi ta uronte vajzën e tij me një nga fotot ku ajo shfaqet aty ku përket zemra e saj, në ekspozitën e titulluar “Ngjyrat e Amblës”.

Newsbomb.al i uron Amblas qindra vite të tjera sa më të lumtura e plot ngjyra. 

Postimi i Blendi Klosit: 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese