Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“E çuam në shkollë dhe nuk u kthye!” Nëna e Martin Canit PREK me fjalimin në protestën para Kryeministrisë: Duam siguri, ai mund të ishte sot mes nesh...

Shkruar nga Newsbomb
“E çuam në shkollë dhe nuk u kthye!” Nëna e
Florina Cani

Ditën e sotme ka filluar protesta e 14-të e qytetarëve kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, teksa një moment prekës është shënuar gjatë mbajtjes së fjalimeve të tyre. Pasi ka folur Florina Cani nëna e të ndjerit Martin Cani, 14-vjeçarit që u vra tragjikisht përpara një shkolle në kryeqytet.

Ajo u shpreh se gjithçka që kërkon është siguri dhe drejtësi, dhe me zërin që i dridhej e lumturionte paksa fakti që Tirana qe e mbushur me rini.

“Mendova të bashkohem me ju sot dhe të ngre zërin për fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri, e çuam në shkollë dhe nuk u kthye. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre, që e kanë degraduar arsimin, shëndetësinë dhe të gjitha me radhë. Qeveri e krimit. Kam 18 muaj që protestoj dhe zemra plotë po më mbushet sot që po e shoh Tiranën të mbushur me rini. Faleminderit, në Shqipëri dhe në diasporë, faleminderit. Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata dhe drejtësi s’ka akoma. Poshtë qeveria e krimit, poshtë Edi Rama. Dua të përmend edhe ata që i shtypin makinat nëpër rrugë, sepse nuk ka siguri. Martinin mund ta kishim sot, nëse funksiononte aparatura e zemrës. Por nuk funksionon. Edhe ai tjetri fëmij ishte, nuk po bëj me faj atë, por qeverinë tonë, sepse nuk ka asnjë kusht për siguri”,u shpreh ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese