Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Albin Kurti pas mbylljes së votimit: Ruajtja e integritetit të votës është kusht i legjitimitetit, komisionarët dhe vëzhguesit mbajnë përgjegjësi të lartë institucionale

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti pas mbylljes së votimit: Ruajtja e integritetit të
Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit në Kosovë. Ai, me anë të një publikimi në rrjete sociale bën thirrje për ruajtjen e integritetit të votës gjatë numërimit.

"Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor."- shkruan ai.

Gjithashtu Kurti i drejtohet komisionarëve dhe vëzhguesve, duke thënë se në këtë fazë ata kanë përgjegjësi për të garantuar që çdo votë të menaxhohet sipas standartave.

"Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike." - vijon Kurti.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese