Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau tre ditë më parë policin Enea Mekolli, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Shkruar nga Newsbomb
Vrau tre ditë më parë policin Enea Mekolli, Violand
Violand Bracellari

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e punonjësit të Policisë Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij Edison Adri gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, Maliq.

Seanca gjyqësore është zhvilluar në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku i dyshuari ndodhet i shtruar pas plagëve të marra gjatë përplasjes me forcat e rendit. Sipas burimeve mjekësore, Braçellari ka marrë tre plumba, dy në zonën e barkut dhe një në dorë, gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në Lozhan të Maliqit, gjatë një aksioni policor për kapjen Braçellarit, i cili iu përgjigj me armë zjarri forcave të rendit. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën efektivi Mekolli, ndërsa u plagos edhe punonjësi tjetër i policisë Adri.

Gjykata vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës “arrest në burg” për Braçellarin, për veprat penale të “vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit”, “vrasjes në tentativë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit” si dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Sipas vendimit, ekzekutimi i masës së sigurisë i është ngarkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, ndërsa ndaj vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditëve nga komunikimi i tij.

VENDIMI

1. Vleftesimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim V.B, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit” ngelur në tentativë, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në ambiente publike dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në formën e mbajtjes së armës së gjuetisë dhe municionit, parashikuar prej neneve 79/b, 79b-22, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim V.B, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

U shpall nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës Tiranë, sot më datë 07.06.2026.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese