Protestuesit
Një grup protestuesish ka bllokuar pasditen e sotme qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë të gjata automjetesh në një nga akset kryesore rrugore të vendit.
Ende nuk dihet nëse protestuesit kanë lidhje me tubimet që po zhvillohen në vend në lidhje me projektin e Zvërnecit.
Por, sipas Newsbomb.al, si pasojë e kësaj proteste janë krijuar radhë të gjata automjetesh, situatë e ndikuar edhe nga lëvizjet e fundjavës drejt bregdetit.
Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me këtë tubim dhe masat që do të merren për normalizimin e qarkullimit në autostradë.
Sondazh
Poll
