Pamje nga vendngjarje
Parkingu i një pallati në zonën e Astirit, pasditen e kësaj të diele është përfshirë nga flakët.
Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një motor elektrik, ndërsa më pas zjarri është përhapur edhe te një automjet i parkuar pranë tij.
Pas lajmërimit nga banorët, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në automjete të tjera apo në ambientet e pallatit.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sondazh
Poll
