Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Fik dritat se do nxjerr frigoriferin”, dëshmia tronditëse e kamarierit, zbardhen detaje të errëta për zhdukjen e Eglant Koçit (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
“Fik dritat se do nxjerr frigoriferin”, dëshmia tronditëse
Autori i dyshuar i rrembimit te 34 vjecarit dhe Eglant Koci

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, ngjarje që prej ditësh ka vënë në lëvizje autoritetet dhe ka ngritur dyshime të forta për një krim të rëndë. Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, 25-vjeçari Enea Zyferi, i arrestuar për përkrahje të autorit të krimit, ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen duke bërë me dije se nuk ka asnjë informacion sa i përket 34-vjeçarit.

Sipas dëshmisë së tij, Zyferi i cili punonte si kamarier në lokalin e Armand Shakajt, ka treguar se ky i fundit mbrëmjen e ngjarjes i ishte kërkuar të fikte dritat e ambientit me arsyetimin se do të nxirrte një frigorifer. Ai ka pranuar se e kishte parë Eglant Koçin të hynte në ambientet e lokalit, por ka deklaruar se nuk di çfarë ka ndodhur më pas me të.

Në vijim të dëshmisë, 25-vjeçari ka treguar se pas ngjarjes Shakaj i kishte kërkuar të dërgonte automjetin për ta larë në një lavazh në fund të Bulevardit të Ri.

“Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Kocit. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Artmandit”, ka thënë ai ndër të tjera, ndërkohë që pavarëissht mohimeve të tij për përfshirjen apo dijeninë mbi ngjarjen, gjyakta ka vnedosur që të lërë masën e sigurisë “arrest me brug”, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e tij.

Sipas dyshimeve të grupit hetimor, Eglant Koçi ishte thirrur nga Armand Shakaj në një ambient pranë shkollës “Ismail Qemali” përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pikërisht aty dyshohet se ka ndodhur krimi. Hetuesit besojnë se për të nxjerrë trupin nga ambienti pa tërhequr vëmendje Shakaj i ka kërkuar kamarierit të fikte ndriçimin, duke pretenduar se do të transportonte një frigorifer.

Megjithëse energjia elektrike ishte ndërprerë, kamerat e sigurisë kanë arritur të regjistrojnë lëvizje që sipas hetuesve tregojnë momentin kur një trup vendoset në një automjet. Dyshimet janë se më pas ai është transportuar drejt një zone të thellë në Librazhd ku mund të jetë fshehur.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përpjekje të dyshuara për të zhdukur gjurmët e krimit. Motori i Eglant Koçit dyshohet se është transportuar dhe braktisur në zonën e “5 Majit”, me synimin për të devijuar hetimet.

Dyshimet e policisë për një vrasje janë forcuar pas zbulimit të gjurmëve të gjakut si në ambientin ku dyshohet se Koçi është mbajtur peng, ashtu edhe në automjetin e sekuestruar. Ndërkohë, Armand Shakaj vijon të jetë në kërkim si personi kryesor i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 34-vjeçarit.

Sipas pistës kryesore që po hetohet, motivi i mundshëm i krimit lidhet me konflikte që dyshohet se kanë pasur në qendër portofolat e kriptomonedhave, megjithatë autoritetet theksojnë se hetimet janë ende në zhvillim dhe çdo rrethanë po verifikohet me kujdes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese