Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Avokati “braktis” nënën e Kryemadhit për të mbrojtur Jamarbër Malltezin, shtyhet sërish seanca për Fatimen: Doja ta dëgjoja me veshët e mi, nuk kanë prova për mua (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb
Avokati “braktis” nënën e Kryemadhit për të
Fatime Kryemadhi

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore që pritej të mbahej ditën e sotme për mamanë e Monika Kryemadhin, ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos.

Burime për mediat bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e seancës së sotme ku pritej që SPAK të jepte pretencën, është bërë mungesa e dy avokatëve të këtij të fundit.

Konkrteisht mësohet se nuk ishin të pranishëm avokatët e Pirro Xhixhos pasi ndodheshin në një proces tjetër paralel, ku po mbronin Jamarbër Malltezin.

Të pranishme sot, ishin Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, ndërsa gjykimi ndaj tyre zhvillohet me procedurë të shkurtuar, ku pritej edhe shpallja e një konkluzioneve në lidhje me çështje që ata po gjykohen.

Po ashtu bëhet me dije se trupi  gjykues vendosi shtyrjen e seancës, e cila do të mbahet më 15 qershor.

Në një prononcim të dhënë për mediat mamaja e Kryemadhit u shpreh se seanca u shty, por ajo është akoma në pritje të grumbullimit të prova në lidhje me pasurinë e saj, për të cilën tha se deri më sot akoma nuk i kanë komunikuar diçka faktike.

“E shtyen. Por shkak nuk ishte mungesa ime. Doja ta dëgjoja me veshët e mi pretencën, sepse këta nuk kanë asnjë ekspertizë për të ardhurat e mia. Nuk u bë gjë sot” tha Fatime Kryemadhi para mediave.

Kjo është e dyta herë që GJKKO shtyen seancën gjyqësore në të cilën do i komunikohej pretenca Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos, dhe Ema Çokut, pasi më 25 maj gjykimi nuk u zhvillua pas mungonte mbrojtja e Ema Çokut.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme vendosi më 18 mars që të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, nënës së kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presidenti po hetohet për tri çështje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese