Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë aksin Pogradec-Qafë Plloçë! Automjeti përplaset me trafikndarësen, përfundon në spital një person

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë aksin Pogradec-Qafë Plloçë!
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Plloçë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me trafikndarësit anësorë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese