Është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK ish-ministri Genc Ruli, i cili pritet të dëshmojë për çështjen “Partizani”, roli i të cilit ka qenë kryesor për privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.
Burimet bëjnë me dije se Ruli, në seancën e sotme gjyqësore që pritet të mbahet për "Partizanin", do të përgjigjet se në lidhje me nisjen urgjencë e procedurave të privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, që në fund u pagua vetëm 14.000 euro.
Një pjesë e zbuluar nga dosja e SPAK në lidhje me aferën “Partizani” ka nxjerrë në pah pikërisht me mënyrën se si është bërë pagesa e privatizimit.
Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur më 17 dhjetor të 2008, Genc Ruli i sugjeron Berishës një VKM për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.
Sugjerimet e Rulit, Berisha asokohe i ka përgëzuar duke iu përgjigjur atij me një “bravo” për idenë.
