Një shtetas 31-vjeçar ka rënë në pranga nga polica e Kolonjës pasi ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj një shtetasi. Bazuar në informacionet e bluve, mësohet se dy ditë më parë ka qenë 31-vjeçari ai i cili ka goditur një shtetas tjetër me grushte dhe shkelma në trup dhe kokë, gjë e vila i shkaktoi dëme shumë të rënda.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Starje, kurse ka qenë e vështirë zbardhja e rrethanave të ngjarjes pasi 31-vjeçari ka pretenduar se të plagoaurin e ka gjetur shtrirë në tokë, por më tej u dokumentua që ka qenë vet ai autori i ngjarjes.
I plagosuri u dërgua me urgjencë te spitali i Traumës, ku mori mjekim të specializuar. Teska pas zbardhjes së rrethanave të ngjarjes nga blutë e Kolonjës, rezultoi se konflikti mes dhunuesit dhe të dhunuarit ka nisur për motive të dobëta.
