Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DËSHMIA e shoferit të karrotrecit zbulon detaje: “Mand dhelpra” futi trupin e pajetë të Eglantit në makinë, e dërgoi në Ibë dhe ndërroi 6 numra telefoni (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
DËSHMIA e shoferit të karrotrecit zbulon detaje: “Mand
Ilustrim: Vendi i rrëmbimit, autori Armand Shakaj dhe i riu Eglant Koçi

Kërkimet për gjetjen e të riut Eglant Koçi janë shtrirë jashtë qytetit të Tiranës, për shkak të dinamikës së ngjarjes së rëndë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se për transportimin e makinës së Armand Shakajt, brenda të cilës ndodhej trupi i Eglanti, është përdorur një karrotrec, i cili ka udhëtuar në drejtim të zonës së Ibrës.

Bëhet me dije se, kjo manovër është përdorur për të shmangur kontrollet  e bluve të vendit, ndërsa dyshohet  që ngjarja ka ndodhur më 6 qershor, vetëm 2 ditë pasi familja denoncoi humbjen djalit të tyre.

Detajet e reja në lidhje me zhdukjen e Eglantit janë zbuluar falë drejtuesit të karrotrecit, i cili para policisë, ka thënë se pasi ka dorëzuar mjetin në zonën e Ibrës, nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me makinën apo se çfarë kishte brenda saj.

Sakaq, gjatë kontrolleve të ushtruara brenda zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi, janë konstatuar gjurmë mbetjesh baruti. Pritet që të dalin në pah rezultatet laboratorike, për t'u zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.

Po ashtu, raportohet se kërkimet për gjetjen e trupit të Eglant Koçit janë shtrirë në dy drejtime kryesore,në zonat përreth Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit. 

Ndërsa mësohet se 41-vjeçari ka ndryshuar të paktën gjashtë numra telefoni gjatë ditëve të fundit, në përpjekje për të shmangur lokalizimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese