Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dubai i ekstradoi dje, GJKKO lë në BURG vëllezërit e Edmond Papës, Mir Pepës dhe dy të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Dubai i ekstradoi dje, GJKKO lë në BURG vëllezërit e Edmond
Momenti i ekstradimit

GJKKO ka dhënë masat e sigurisë për katër nga gjashtë të ekstraduarit ditën e djeshme nga Dubai. 4 shtetasit e shpallur në kërmim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike, mashtrim dhe pastrim parash  janë lënë në burg, ata janë Kristo Qirici, Aleks Pepa, Ilir Lazri dhe Shkëlzen Kraja.

Kujtojmë se lajmi u bë me dije ditën e djeshme, teksa njëri prej të pandehurve, Kristo Qirici, ashtu si edhe raportuam diten e djeshme është vëllai i biznesmenit Edmond Papa, i vrarë në zonën e Komunës së Parisit më 16 dhjetor 2022, dhe Aleks Pepës, i cili dy javë më parë u arrestua nga policia në lidhje me hetimet për ndërtimet pa leje në qytetin e Sarandës.

Qirici u shpall në kërkim nga SPAK në mars të vitit 2025, pas goditjes së grupit kriminal që dyshohet se drejtohej prej tij. Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi i 44-vjeçarit trafikonte sasi të mëdha droge drejt Greqisë. Po ashtu, si pjesë e këtij grupi rezultojnë të përfshirë edhe katër shefa komisariatesh policie.

Gjithashtu, në vendin tonë është sjellë edhe Aleks Pepaj, vëllai i biznesmenit të shpallur në kërkim Mir Pepa. Grupi kriminal, i përbërë prej më shumë se 10 personash, udhëhiqej nga katër vëllezërit: Jetmir, Aleks (i njohur ndryshe si Shkëlqim), Urim dhe Lekë Pepa.

Sipas raportimeve, grupi kriminal vepronte nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe Aleksi është dhunuar barbarisht nga i vëllai pas humbjes së një sasie droge.

Shkëlzen Kraja dhe Devit Patrut akuzohen për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ndërsa Ilir Lazri alias Ilir Sula akuzohet për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, dhe M. C. për mashtrim kompjuterik, gjithashtu në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese