Pa kaluar 24 orë nga përplasja me socialistët të cilët i kapi në befasi te njëra nga qendrat tregtare në Tiranë, protestuesja Arvina Lleshi ka ndaluar Erion Braçen te Kryesia e Kuvendit, me të cilin pati dhe një përplasje.
Duke e pyetur se nga cila anë e Kuvendit arriti të dilte dje kur protesuesit bllokuan hyrjen e institucionit, Brace iu përgjigj Lleshit me ironi duke i thënë aty ku të gjetëm ty, referuar momentit kur protestuesja u përplas me socialistët.
Debati mes tyre vijoi më tej pasi qytetarja duke e cilësuar Braçen si deputet i shitur, e pyeti atë se pse socialisti është shfaqur së fundmi duke ofenduar njerëzit përmes mesazheve. Ky i fundit iu kthye duke i thënë se një person që shan do të shahet.
Më tej përplasja e dyshes u zhvendos dhe te momenti i djeshëm kur Arvina u pa duke qëlluar me vezë socialistin Ramion Kurti, sjellje për të cilën tha se njëjtë do kishte vepruar dhe me Tërmet Peçin, me të cilin pati përplasje dhe dje.
Përplasja:
Arvina Lleshi: Deputet i shitur, më në fund iu kapëm.
Braçe: Si më kape? (qesh)
Lleshi: Ja këtu. Pse i fshiheni popullit? Mos qesh fare.
Braçe: Më qeshet me ty. Pse bërtisni njëherë?
Lleshi: Mos qesh, pse i fshiheni popullit. Dej ku ishit?
Braçe: Në Parlament.
Lleshi: Dje nga dolët?
Braçe: Avash mos m’u afro shumë, se më pështyve. (Qesh)
Lleshi: Nga dole dje, nga cila derë?
Braçe: Nga dera ku ishe ti! Atje ku ishe ti të respektuam ty. Mesa dëgjova ata që të shanë, kanë bërë shumë gabim. Por të tjerët të respektuan ty. Ndërsa ti nuk kishe minimumin e respektit.
Lleshi: Kam pasur respekt gjatë gjithë kohës. Se po të mos kisha respekt Tërmet Peçit do ia thyeja vezën m’u në kokë.
Braçe: Afrohu pak të të them diçka. Ti ke të gjithë të drejtën të kundërshtosh, të protestosh sa herë të duash, por në momentin që ti qëllon me vezë… Tani vëre veten në vendin e atij që ti ke qëlluar me vezë. Sikur ai njeriu, jo deputeti, ta marri dhe ta ktheje vezën mbrapsht, di për çfarë dënohet ai?
E para për dhunë gjinore, e dyta për akt sulmi ndaj teje. E treta që është akoma më e rëndësishme për ngacmim seksual, tha një shoku yt atje. Shkojnë 3 gjëra tha ai dje. Tani të gjitha ato që bën ti, ti i quan legjitime. Ndërsa të tjerat që bëjnë ata ndaj teje quhen krime.
Lleshi: E ke shumë gabim. Kam pasur një bisedim me Policinë, unë mbaj përgjegjësi ligjore për këtë. Pse na i shani komentuesit me mesazhe?
Braçe: E ke për mua? Kush të më shajë shahet.
Lleshi: Turp të të vijë! Nuk ke pse shan njerëzit.
Braçe: Po ty s’të vjen turp për këtë? Që hyn në rrjete sociale dhe shan. Ja si më thua mua “deputet i shitur”. Kujt i jam shitur?
Lleshi: Ju jeni disa nuk je vetëm ti. Duhet të sjellim popullin për të sjellë faktet.
….

