Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fazë e rëndësishme për sistemin arsimor, kandidatët për mësues do i nënshtrohen nesër testimit

Shkruar nga Newsbomb
Fazë e rëndësishme për sistemin arsimor, kandidatët
Foto ilustruese

Nga data 21 korrik deri më 28 gusht, kandidatët për mësues do t’i nënshtrohen testimit të informatizuar në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA). Procesi do të zhvillohet sipas një kalendari të detajuar për çdo profil, i publikuar zyrtarisht nga QSHA.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë thirrje që të gjithë kandidatët të kontrollojnë paraprakisht datën, orën dhe profilin e tyre, në mënyrë që të paraqiten në kohën e caktuar për testim.

“Testimi i informatizuar për Portalin “Mësues për Shqipërinë” nis nesër. Testimi do të zhvillohet nga data 21 korrik deri më 28 gusht në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, sipas kalendarit të përcaktuar për secilin profil.

Mësuesit kandidatë duhet të verifikojnë datën, orën dhe profilin e tyre në kalendarin zyrtar të publikuar nga #QSHA”, shkruan ministrja Kumbaro në rrjetin e saj social.

Ky hap shënon një fazë të rëndësishme në përzgjedhjen e mësuesve për sistemin arsimor, duke garantuar transparencë dhe organizim të procesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese