Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, reagon Policia: Oficeri jashtë shërbimit i'u vu në ndjekje autorit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, reagon Policia:
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në lagjen "Vullnetari", në verandën e një lokali.

Sipas njoftimit të policisë, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Armand Tomorricës, 32 vjeç, Renaldo Mances, 31 vjeç, dhe Bjorgi Hoxhës, 19 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, të tre shtetasit kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Ku gjatë ndjekjes së autorit, ai ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të arratiset në thellësi të lagjes.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë: 

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë  plagosur,  jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese