Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mariglen Disha, njeriu pas vizionit të ri për Librazhdin!

Shkruar nga Newsbomb
Mariglen Disha, njeriu pas vizionit të ri për Librazhdin!
 

Nga Françeska Kordalli

Çdo qytet ka nevojë për njerëz që besojnë tek ai, edhe kur të tjerët e shohin vetëm si një pikë në hartë. Librazhdi duket se e ka gjetur këtë besim tek brezi i ri i drejtuesve, të cilët kanë zgjedhur ta shohin turizmin jo si një mundësi kalimtare, por si motorin e zhvillimit ekonomik dhe social të kësaj treve. E ky është Mariglen Disha, kryebashkiaku energjik dhe punëtor, që mori drejtimin e Bashkisë së Librazhdit me premtimin për ta kthyer qytetin në një destinacion gjithnjë e më të rëndësishëm të turizmit shqiptar, duke investuar njëkohësisht në infrastrukturë, hapësira publike, promovimin e natyrës dhe mbështetjen e biznesit lokal.

Sot, ndërsa numri i vizitorëve rritet nga viti në vit, ndërsa bujtinat shtohen, shtigjet turistike po marrin gjithnjë e më shumë jetë dhe banorët po shohin tek turizmi një mundësi reale për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre, ai beson se Librazhdi nuk duhet të konkurrojë askënd, por thjesht të mbetet vetvetja, duke ruajtur natyrën, historinë dhe mikpritjen që e kanë bërë këtë trevë kaq të veçantë. Për vizionin e tij, projektet që po zbatohen dhe sfidat që e presin Librazhdin në vitet e ardhshme, Mariglen Disha i rrëfeu të gjitha në këtë intervistë për Revistën Newsbomb.

Kryetar, vitet e fundit po vihet re një interes gjithnjë e më i madh për destinacionet që ofrojnë natyrë të paprekur, eksperienca autentike dhe turizëm të qëndrueshëm. Librazhdi duket se po fiton një vend të rëndësishëm në këtë hartë. Si e shpjegoni këtë transformim dhe cilët mendoni se kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e interesit për këtë zonë?

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 59-të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Korrik dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese