Zjarr te Kepi i Rodonit
Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në zonën e Kepit të Rodonit, pranë plazhit të quajtur “Rëra e Bardhë”.
Flakët që po përhapen me shpejtësi në kodrat e mbuluara me bimësi, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar zonën në errësirë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka informacion nëse ndërhyrja e zjarrfikësve ka nisur për izolimin e vatrës. Autoritetet pritet të japin detaje mbi situatën dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes së flakëve.
Sondazh
Poll
