Foto ilustruese
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen "Vullnetari", ku nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre persona.
Mësohet se gjatë incidentit janë dëgjuar rreth 6 të shtëna me armë zjarri. Pas ngjarjes, të tre janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Burime bëjnë me dije se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime të lehta. Njëri është gërvishtur në këmbë, ndërsa tjetri ka marrë lëndime në krah.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Sondazh
Poll
